Tensionet në Kuvend/ “Keni shkelur rëndë rregulloren”, Nikolla përjashton Flamur Nokën

Që në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka.

Sakaq, deputeti Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla, ndërsa Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim.

Ndonëse situata në Kuvend nuk i ngjan atyre seancave të zakonshme, socialistët kanë vijuar me rendin e ditës, ku kanë vijuar me fjalimet e tyre, ndonëse duke hasur me protestën e rithemelimit.

Artikulli paraprakKaos në Kuvend/ Rithemelimi zbaton skenarin, mbledh karriget në mes të sallës, Garda ‘blindon’ foltoren
Artikulli tjetërVideo/ “Mos e prek”, dashuria e Gaz Bardhit për Flamur Nokën që lindi nga urrejtja dhe përbuzja e ndërsjelltë!!