ARRSH, 850 milionë lekë për 6 kryqëzime, tenderi u fitua nga kompania me ofertën më të lartë

Rregullimi i këtyre pikave konsiston në mbylljen e degëzimeve që shfaqin rrezik, spostimin apo shtimin e disa metrave asfalt, në mënyrë që të ndryshohet rrezja e kthesës, ndërhyrje që sipas ARRSH-së kushton jo pak, por 850 milionë lekë me TVSH.

lg.php?bannerid=142&campaignid=939&zoneid=1084&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Fituesi i këtij tenderi, me fond limit 829 milionë lekë është shpallur bashkimi i aksionerëve “ALMO KONSTRUKSION & DELTAREX”, edhe pse dy kompani të tjera kanë ofruar t’i bëjnë më lirë punimet.

Konkretisht, operatorët “Rroku GUEST” dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” kanë ofruar respektivisht 619 milionë lekë pa TVSH dhe 658 milionë lekë pa TVSH, ndërsa kompania fituese i ofron shërbimet e saj për plot 703 milionë lekë pa TVSH, ose 850 milionë lekë me TVSH.

Sipas ARRSH-së, së Evis Berberit, dy kompanitë e mësipërme nuk janë kualifikuar për shkak, se njëra nuk ka drejtues teknik, ndërsa tjetra sepse ka huazuar më shumë se 50% të stafit të saj nga një kompani tjetër, duke ngritur dyshimet për kontratë të paracaktuar.

I mbetet KLSH-së të evidentojë shkeljet si dhe të njoftojë insitucionet e tjera për marrjen e masave, ndërsa kjo është hera e disatë që ARRSH e Evis Berberit përfshihet në kontrata të dyshimta qindra milionë euroshe./Marre nga BW

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Njoftimi I Tenderit

Kontrata Dhe Ofertuesit

Drejtuesi Teknik
Artikulli paraprakPallati i ëndrrave nga Ismail Kadare… a ishte regjimi komunist nën kontrollin e ‘ëndrrës’?
Artikulli tjetërBrahimllari i Partisë së Lirisë (ish-LSI): Mirëpresim angazhimin e Argita Malltezit te PD-ja