Dashamir Shehi kundër federatës së opozitës, kritik ndaj Berishës dhe aksionit në Kuvend

Dashamir Shehi është skeptik se Federata e krijuar nga disa parti opozitare, është lëvizja e duhur politike për bashkimin e opozitës.

Në emisionin “Ekspres” të gazetarit Nolian Lole në RTSH, Shehi thotë se për këtë arsye nuk është bërë pjesë e Federatës, ndërsa ka bindjen se shpresë për të djathtën janë elitat e reja në lidership.

Kritik është Shehi edhe sa i takon aksionit aktual opozitar në Kuvend. Ai e barazon me bojkotet e mëparshme që sipas tij nuk kanë qenë produktive.

Ndërsa opozita po përgatitet për nisjen e protestave, Dashamir Shehi thotë se nuk ka frymë për mbajtjen e tyre.

Ai ka bindjen se normalizimi i jetës parlamentare, angazhim i faktorëve politikë në përmirësimin e kodit elektoral dhe garantimi i zgjedhjeve të lira duhet të jenë prioritet e opozitës.

Artikulli paraprakRenditja e PISA për arsimin shqiptar provë e qartë e dështimit të kësaj qeverie me arsimin e shqiptarëve. PD amendament për rritjen e buxhetit për arsimin
Artikulli tjetërTensione në Komisionin e Sigurisë, deputetët e Berishës bllokojnë mbledhjen