7 fazat e lajmit “bombë”

Nga Lutfi Dervishi

1. Eksperti/analisti bazuar në burimet e tij “eksluzive” lëshon në banakun e mbrëmjes një “bombë”.

2. “Bomba” bëhet lajm dhe përhapet si zjarri në kashtë.

3. I njëjti ekspert komenton lajmin dhe bën thirrje për hetim të shpejtë dhe të thelluar.

4. Nisin “hetimet” dhe shtohen spekullimet.

5. Kolegët e ekspertit/analistit i bashkohen debatit për “bombën”. Njerëzit në rrjete sociale komentojnë “bombën”.

6. Analisti/eksperti që lëshoi bombën bëhet i pari që zbulon se “bomba” me të cilin po merren televizionet është gënjeshtër!

7. Lajmi për zbulimin e gënjeshtrës bëhet kryelajm.

Artikulli paraprakMessi shpallet “Atleti i Vitit”, sulmuesi: Isha në dyshim mes Amerikës dhe Arabisë Saudite
Artikulli tjetërBerisha nuk ka asnjë vlerë politike, nuk kontrollon dot më as veten!