Basha takim me Mike Pence; Berisha takim me Gaz Bardhin!

Ftesa e kryetarit të PD Lulzim Basha për të marrë pjesë në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat në SHBA është njohje zyrtare e Bashës si faktor politik në vend dhe kandidat për kryeministër. Foltorja është bojkotuar totalisht. Konfirmon qëndrimin e PD-së zyrtare , dhe bojkotin e Foltores që nuk i përket këtyre grupimeve politike të mbledhura në Amerikë, si përfaqësues i euroatlantizimit dhe demokracisë së djathtë.

Lulzim Basha takoi ish-zv. presidentin e SHBA Mike Pence; Sali Berisha takoi Gaz Bardhin në kryesinë e Kuvendit.

Lulzim Basha takoi Kongresmenin Brian Babin, përfaqësues i Teksasit; Berisha takoi Flamur Nokën përfaqësues i Kamzës.

Lulzim Basha takoi Senatori Kevin Cramer nga North Dakota, ish-kryetarin e Kongresit Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner; Berisha takoi Albana Vokshin, Edi Palokëm dhe Mondi Spahon.

Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI), Robert Benjamin, dhe ekipin e tij në Washington; Sali Berisha takoi ekipin e analistëve të Çim Pekës.

Lulzim Basha, u takua me kongresmenin French Hill, anëtar i Komitetit për punë të jashtme, Zëvendës Kryetar i Komiteti të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Komitetit të inteligjencës; Sali Berisha u takua me Argitën dhe Abin.

bardhi berisha1 641x470 1

Artikulli paraprakBerisha nuk ka asnjë vlerë politike, nuk kontrollon dot më as veten!
Artikulli tjetërPD, Andia Ulliri tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile