Njohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme!

Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga ministri i Jashtëm italian dhe ai shqiptar.

Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19” Esat Balla tha se pas marrjes së dakordësisë i çelet drita jeshile edhe implementimit të saj, pasi fondet nuk mungojnë.

Në intervistën dhënë për emisionin “Box to Box” Balla u ndal dhe tek  mënyra sesi do të funksionojë marrëveshja teksa vuri në dukje që prej saj do të kenë mundësi të përfitojnë edhe ata të cilët e kanë mbushur moshën e pensionit.

Përpjekjet për njësimin e viteve të punës për emigrantët që jetojnë në Itali kanë nisur disa vite më parë. Por sipas presidentit të shoqatës “Diaspora ’91-19” nëse angazhimi politikë për finalizimin e kësaj marrëveshje do të ishte i hershëm, sot nuk do të ishim në këtë situatë.

Janë me dhjetra qytetarë të cilët mbushin moshën e daljes në pension por që s’kanë mundësi ta përfitojnë ata për shkak se nuk plotësojnë pragun kontributivë, apo vitet e punës.

Njohja e ndërsjellë e perudhave të sigurimit ju jep mundësi që të përfitojnë pension në Itali dhe pension në Shqipëri, në vlerën dhe masën e kontributeve që kanë derdhur.

Artikulli paraprak“Inside Story”/ Krasniqi: Liderët shqiptarë, produkt i revolucionit kinez
Artikulli tjetërTomorri: Bashkia Tiranë tendencë për të shtuar taksa, por pa u kthyer në shërbime për qytetarët