Putin ‘i përjetshëm’ në pushtet, njofton kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024. Kremlini: E kërkojnë njerëzit

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se “shumë njerëz” po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtë-vjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij “kur ta gjykojë të përshtatshme”.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.

Artikulli paraprakDeputetja Andia Ulliri: 8 Dhjetori, PD busulla e orientimit euro-atlantik të Shqipërisë
Artikulli tjetërKërkoi t’i kthenin pronat dhe llogaritë bankare të sekuestruara, Gjykata e Lartë “rrëzon” kërkesën e Arben Ahmetajt