33-vjetori i themelimit të PD-së, zbulohet ftesa e Lulzim Bashës për demokratët

Ky 11 Dhjetor shënon 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ndonëse kanë kaluar tre dekada sfidash, përpjekjesh, arritjesh, dështimesh, uljesh dhe ngritjesh, aktualisht kjo forcë politike po kalon një ndër periudhat e saj më të vëshitra.

E përçarë dhe në konflikt mes të vetëve për shkak të shpalljes “Non Grata” të Sali Berishës, Lulzim Basha duket se ka vendosur të bëjë gjithçka për t’i kuruar plagët kësaj partie dhe t’u shtrijë dorën të gjithë demokratëve për t’u bërë pjesë në festimet e 33-vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

“Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, më 11 Dhjetor, ora 16:30, në Pallatin e Kongreseve, kam nderin t’ju ftoj të kremtojmë së bashku themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të nderojmë sakrificat, guximin dhe vendosmërinë e themeluesve, qëndresën e anëtarëve dhe mbështetësve ndër vite, si dhe guximin e të rinjve, që janë shpresa për të sotmen dhe për të ardhmen tonë.” – thuhet në ftesën e kryedemokratit Lulzim Basha drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Vlen të përmendet fakti se përgjatë konfliktit të gjatë në Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos sulmojë, të mos linçojë dhe të mos bëhet pjesë e akuzave të ndërsjella ndër anëtarë dhe simpatizantë të PD-së.

FB IMG 1702141535768

 

Artikulli paraprakJo vetëm Berlini grindet për para, por edhe Brukseli/ Analiza e DW: A po i mbarojnë edhe BE-së fondet?
Artikulli tjetërDita e të Drejtave të Njeriut, ambasada amerikane: Të synohet krijimi i një shoqërie të barabartë