Fitim Zekthi, profesor i shkencave politike dhe analist i njohur, në një shkrim në gazetën “Liberale” thotë se “tipari dallues i asaj që ndodh sot në vendin tonë, është falsiteti, të bërit gjasme, e rrejshmja”.
Zekthi thotë që Rama, Meta dhe Berisha së bashku me formacionet e tyre politike, ndonëse fshihen pas gishtit, në themel të grupimeve të tyre kanë luftën ndaj Reformës në Drejtësi, luftën ndaj SPAK dhe delegjimitetin e tij.
Ai thotë se Kongresi i Ramës dhe ai i “Foltores”, në thelb, u mblodhën për këtë gjë.
“Ndërkohë ka vite që lëvizja e Foltores dhe njerëzit e saj kryesorë flasin dhe përbetohen se duan drejtësi, se iu dhimbset vuajtja e popullit, se duan me çdo kusht ndëshkimin e politikanëve të lartë, se zemra e tyre rreh vetëm për të mundësuar një drejtësi që lufton që askush të mos jetë mbi ligjin. Foltorja zgjodhi një kohë gati tetë muaj pas zgjedhjeve për të votuar nëse do të rrinte kryetar i saj Berisha, nëse do të shkarkohej apo jo ai si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve lokale. Ky ishte arsyetimi zyrtar. Në të vërtetë kërkim llogarie dhe votësim tetë muaj pas zgjedhjeve nuk ka as një Namibi apo Guine dhe kuvendi u mbajt për të treguar forcën e organizuar të Foltores kundër SPAK. Nuk kishte asnjë qëllim tjetër.” – shkruan profesor Zekthi, duke iu referuar lëvizjes së Sali Berishës.
Ndërsa kur shkruan për Kongresin e PS-së dhe për Edi Ramën, analisti i njohur, Fitim Zekthi, shkruan:
“Kongresi i Partisë Socialiste,një kongres i jashtëzakonshëm (u mbajt jashtë radhe), ishte edhe më i paarsyeshëm se sa një kuvend ( si i Foltores) tetë muaj pas zgjedhjeve. Në këtë kongres apolitik, pa ngjyrë dhe trajtë u vu re vetëm lufta ndaj reformës në drejtësi, ndaj SPAK. Rama sulmoi SPAK dhe tha se Shqipëria nuk është republikë e prokurorëve. Rama tha se reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja duke u përpjekur ta njollosë. Ai ka thënë edhe herë të tjera se reforma në drejtësi është vepër e PS-së. Reforma në drejtësi në fakt është ideuar nga SHBA dhe është miratuar me forcën e presionit të SHBA-së. Rama vetëm ka dashur ta kapë, ta rrëzojë. Rama luftoi si i çartur të mos emërohej Altin Dumani në krye të SPAK, Rama bëri një akt qesharak nga makthi kur tha se ambasadores amerikane ika mbaruar mandati. Rama u tërbua që ambasadorja ushtroi presion të mos zgjidh një i besuar i Ramën në krye të SPAK. Rama është penguesi baze i reformës duke bere njëkohësisht hipokrizisht rolin e përkraheshit baze. Reforma gjithsesi është akt I SHBA-se.”
Shkrimin e plotë të Fitim Zekthit mund ta lexoni këtu:
CONSERVATIVE VIEW nga Fitim Zekthi: Falsiteti dhe e vërteta e dy kongreseve