E kujt është PD?/ Basha: Kjo parti është vetëm e shqiptarëve!

Në 33 vjetorin e themelimit të PD, Lulzim Basha në fjalën e tij, u shpreh ndër të tjera se askush nuk do të mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike.

Basha tha se PD është e shqiptarëve, ndërsa shtoi se “në këtë përvjetor një pjesë e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë”.

Fjala e Bashës:

11 dhjetori i viti 1990 do të jetë gjithmonë data e lirisë shqiptare, data e demokracisë së saj.

Ndaj sot, ne 11 dhjetor, është dita për të nderuar dhe për të falenderuar gjithe themeluesit e Partisë Demokratike, gjithe atanjerez të lirë që donin zhvillimin e Shqipërisë dhe prosperitetin e saj. Partia Demokratike ishte lëvizja e parë politike që kishte nëvizionin e saj liritë politike, civile dhe ekonomike te shqiptareve, ishte drita e parë e shpresës per një Shqipërie të hapur, per njëShqipërie demokratike.

E di qe ne kete pervjetor nuk jemi aty ku do te donim te ishim!

E di qe ne kete pervjetor nuk i kemi ne krah te gjithe!

E di qe ne kete pervjetor shume nga njerezit qe punuan dhe kontribuan per partine, nuk jane ketu me ne.

E di qe ne kete pervjetor jemi zhgenjyer nga shume per te cilet vetem kemi dhene keto vite.

E di qe ne kete pervjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugeve, e verbuar nga interesi personal e frikesuar nga gjykimi i historise e trembur nga dora e drejtesise!

E di qe sot shume qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?

Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,

Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.

Artikulli paraprakBasha u shtrin dorën demokratëve: Kemi punuar, kemi gabuar por edhe mësuar. Ejani jepni kontributin në partinë tuaj
Artikulli tjetërBasha: Partia Demokratike mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Askush nuk është mbi ligjin.