Nga Sidi Hasanaj
Sot në pallatin e kongreseve Partia Demokratike organizoi një event celebrues me rastin e 33vjetorit të krijimit të saj.
Teksa qëndroja në sallë, e krahasoja me të njëjtin event të organizuar një vit më parë… ndryshimi ishte mahnitës. Vjet u realizua një koktej te një sallë e Hotel Internacionalit, me njerëz padiskutim tepër dinjitoz dhe qëndrestarë por që na peshonin në ndërgjegjie kujtime të eventeve pompoze e masive dikur.
Sot pas 1 viti, kuptova sa shumë gjëra kanë ndryshuar! Partia Demokratike sot ishte përsëri e madhe, në një event të tejmbushur me njerëz si kurrë ndonjëherë gjatë 2-3viteve të fundit!
Një ringritje meteorike, tashmë partia demokratike ka lënë pas të kaluarën, ka ringritur strukturat, njerëzit e saj politikë, ka ri-afruar rreth saj shumë demokratë që ishin larguar… ka rindezur motorët.
Por lajmi i mirë sot, nuk ishte vetëm “masiviteti” por edhe cilësia e anëtarësisë të Partisë Demokratike.
Po huazoj një shprehje të mikut tim Murat Basha kur doli nga salla dhe ju drejtua kryetarit të Partisë “më në fund një përvjetor i PD pa komunistë, u deshën 33vite për të arritur këtu”!
Realisht u deshën 33vite për të arritur te krijimi i një bërthame totalisht të djathtë dhe anti-komuniste për partinë Demokratike!
Kryfjala e çdo fjalimi, ashta e PD sot ishte proklamimi i martirëve të përndjekur antikomunistë dhe dashuria e atyre demokratëve për SHBA-në!
Është simbiozë, janë të pandashme bashkë, vuajtjet në burgjet e ferrit Komunist dhe kampet e internimit me dashurinë për Amerikën!
Në netët më të errëta, kur i ftohti kishte ngrirë çdo qelizë të trupit të heronjve antikomunistë, burgjeve të Spaçit, QafëBarit, Bënçës etj, kur lodhja dhe pa ushqyerja prej skllavi kishte dërrmuar deri dhe shpirtin e tyre… në mendjen dhe zemrën e tyre digjej një zjarr i pashuajshëm për atdheun shpirtëror dhe mëmëdheun e të djathtës, e doktrinës kapitaliste :Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Sot në pallatin e kongreseve masiviteti i demokratëve gërshetohej me prejardhjen e tyre antikomuniste, me dashurinë e tyre për doktrinën e djathtë, për kapitalizmin, për sipërmarrjen, për pronën private!
E vërteta e madhe është që Sali Berisha është tashmë një vëgim i largët i Partisë Demokratike, ai përçmohet dhe neveritet nga te djathtët për afilacionin e tij me Komunistët, me Bllokun Enverist, për shprehjen e tij “bashkëvuajtës e bashkë fajtor”, për falenderimin dhe servilizmin që tregoi që në çastet e para për Ramiz Alinë duke e quajtur udhëheqës legjendar, për luftën brutale që ju bëri të djathtëve brenda Partisë Demokratike që në minutën e parë që përvetësoi partinë… Sali Berisha është tashmë një ëndërr e shëmtuar, një makth, i lënë pas në turpin dhe harresën e historisë.
Në 11 Dhjetor 1990 nuk u krijua Partia Demokratike, por u finalizua dhe u formalizua dashuria dhe zjarri i antikomunistëve Shqipëtarë. Është dita e krijimit të pluralizmit, sepse Partia e të Djathtëve, e Demokratëve ishte krijuar prej dekadash që me Sami e Mehdi Frashërin, jetonte në zemrat e martirëve të pushkatuar, varur, vdekur nga torturat më makabre nga e majta gjakatare, vetëm për dashurinë që kishin për doktrinën e Djathtë dhe afilacionin natyral me Amerikën.
Ah, por fati i keq, deshi që Partia e të djathtëve, Partia Demokratike e Shqipërisë shpejt të mbytej nga klika e Sali Berishës. E uzurpoi, e mbushi me ish sigurimsa, me mediokër, me njerëz të shantazhueshëm dhe largoi ashtën dhe ajkën e saj.
Por u deshte përsëri dashuria e vjetër, atdheu i të Djathtës, SHBA-ja ta largonte dorën e errët e pistë në korrupsion, vjedhje, vrasje të Sali Berishës nga PD.
Sot, mu provua se Lulzim Basha i rezistoi agresionit të Sali Berishës, tregoi durim, karakter, disiplinë në vuajtje dhe pafund sfida por në fund… sot ja riktheu partinë atyre që e meritojnë, të djathtëve!
Partia demokratike dikur ishte një grupim i pështirë funksionarësh që kishin ndarë poste, pushtet, skandale korrupsioni e morali, dhe që përfaqësonin pasurinë e oborrit të Berishës, SHBA dhe L.Basha bashkë me ne, e shporrëm atë kancer nga PD, sot ai është në oborrin e tij në luftë për tl ruajtur pasurinë nga Drejtësia dhe SHBA.
Sot PD është familje që e bashkon vizioni dhe dashuria për të djathtën dhe vendin, por pa asnjë lidhje me bandën e dikurshme të komunistëve që e kishin uzurpuar.
Padyshim, që ka shuuumë beteja e sfida përpara saj, dhe koha nuk premton, duhet ashtu siç bëri ringritjen meteorike, të bëj dhe dhe fuqizimin e saj meteorik. Duhet të godasë me shumë fuqi armikun e saj, Edi Ramën dhe pushtetin e tij shkatërrimtar, duhet të pasurojë organikln e saj, të realizoi beteja me Berishën dhe Ramën, tju tregojë shqipëtarëve sesa të pështirë janë në bashkëpunimin e tyre 33vjeçar (që te studia e të ndjerit S.Shijaku).
Padyshim që duhet të thithë të rinj me formim dhe vizion, duhet të shkatërrojë narrativën e analistëve të Berishës e Ramës dhe të bëj të mundur që e vërteta të gjëmojë kudo:
PD ka bërë një ringritje Meteorike!