Fakt është që Erjon Hoxhallari ishte afrimi i fundit i Tiranës, në këtë merkato vere, edhe pse Obanori do të ikë. Ish-kapiteni u rikthye kështu te bardheblutë pas aventurës në elitën e futbollit rumun te skuadra e UTA Arad. Me rikthimin e Hoxhallarit, Tirana blindoi repartin difensiv. Pas Selmanit, Dokës, Micit, Jonuzit, Latifit dhe Kainës, afrimi i Hoxhallarit ishte i 7-ti në merkaton bardheblu.
Skuadrës këtë verë iu larguan shumë lojtarë, duke filluar nga Toshevski, Bekaj, Aleksi, Behiratçe, Gjumsi, Iseni, Berisha apo të tjerë. Deri tani Tirana nuk ka shitur asnjë lojtar, ndërsa në janar 2023 Tirana ia doli që të shiste disa futbollistë, duke arkëtuar 1.5 milionë euro.