“Të enjten protestuesit para parlamentit”, Bardhi del kundër propozimit të Berishës, reagimi ‘surprizë’ i Nokës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që në seancën plenare të kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=669&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fte enjten protestuesit para parlamentit bardhi del kunder propozimit te berishes reagimi surprize i nokes%2F&referer=https%3A%2F%2Fliberale

Kjo sepse sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.

Po kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve të News24, ka deklamuar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, është shprehur Bardhi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=674&loc=https%3A%2F%2Fliberale.al%2Fte enjten protestuesit para parlamentit bardhi del kunder propozimit te berishes reagimi surprize i nokes%2F&referer=https%3A%2F%2Fliberale

Reagimi i Flamur Nokës ka qenë një surprizë, pasi dihet që është një mbështetës i flaktë i Berishës. Ai dalë në krah të Gazment Bardhit, duke thënë  se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment.

“Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Artikulli paraprakZbardhet vendimi/ BE nuk vendos datë për negociatat: Situata politike jo e mirë, drejtësia e re sukses!
Artikulli tjetërPD, Kthupi: SPAK kërkon heqje imuniteti për deputetët, Gjykata vendos për më tej