Përkeqësohet moti, Drejtoria e Përgjithshme Detare: Bëni kujdes

Drejtoria e Përgjithshme detare ka dalë me një njoftim lidhur me kushtet e motit që pritet të përkeqësohen gjatë pasdites.

Në njoftimin zyrtar bëhet thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla të peshkimit dhe anijeve në bregdetet shqiptare, të kenë kujdes pasi pritet erë e fortë dhe dallgë të mëdha.

Njoftimi:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datës 13.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datës 13.12.2023 duke filluar nga ora 08:30 datë 13.12.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATËS 13.12.2023.

-Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

-Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 14.12.2023.

Artikulli paraprakOrganizoi sulmin në Banjskë/ Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë, i pamundur
Artikulli tjetërSPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe të familjarëve, mes tyre dhe “Audi” luksoz që i dhuroi Kejvina Kthellës