Inceneratorët/ Kthupi: Hetimet për këtë çështje duhet të ishin më të thelluara. Ka elementë të rinj që nuk janë bërë pjesë e hetimit (VIDEO)

Pas tre vitesh hetime, SPAK nxjerr disa përgjegjës për inceneratorin e Tiranes. Bëhet fjalë për anëtar të Komisionit te ofertave.

Përkitazi me këto fakte, avokati Rezart Kthupi, vlerëson në MCN live, se nuk kemi të bëjmë me një hetim shterues për këtë incenerator.

Sipas tij nuk janë bërë hetime të thelluara deri më tani.

Perceptimi im personal është që ndoshta hetimet duhet të ishin më të thelluara. Por ky është aq sa ditë sot, sot kemi një dosje që kanë kërkuar një mase sigurimi personal. ka 15 persona në hetim, persona që kanë pas një rol përcaktues në atë që është në atë që është procedura e dhënies së inceneratorit të Tiranës.

Çështja që shtrohet është se a do të vazhdojë edhe më tej këtyre personave, a është i hapur.

Për sa kohë dosja është e hapur, ka disa dokumente ngacmues nga ana e përgjegjësisë penale, ishin p.sh. 4 shkresa të zv.kryeministres Balluku, drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë për mospjesmrrajesn e Njësisë për Monitorimin e Projekteve në pjesën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Kthupit, ka elementë të rinj që ftojnë SPAK t’i bëjë pjesë të hetimit, duke i shtuar në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Që do të thotë që bashkia Tiranë që është subjekti që duhet mbikëqyrur, atëherë jemi në kushtet ku ka elementë faktikë që nuk janë bërë pjesë e hetimit, ose që në këtë fazë hetimore, nuk janë përdorur. Gjithçka është e hapur s ai përket inceneratorit të Tiranës dhe të kemi parasysh që asgjë nuk e pengon Prokurorinë, fakti që ndaj Berishës u përdor vendimi i KM si një shkak për të ngritur një procedurë penale, nuk lidhet me vendimin në vetvete.

Ajo që konsiderohet në aspektin kriminal është qëllimi dhe asketi kriminal në këtë rast janë VKM që janë nxjerr nga qeveria shqiptare për miratimin e koncesionit, që d.m.th., asgjë nuk e pengon sot SPAK që të krijojë një dosje të re për vepra penal te reja ndaj personave te tjerë nga ata të dënuar, për tre inceneratorët.

Artikulli paraprakSPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe të familjarëve, mes tyre dhe “Audi” luksoz që i dhuroi Kejvina Kthellës
Artikulli tjetërMërtiri për vendimin e SPAK: Berisha po dëmton opozitën dhe po i shërben Ramës