Estradë në derën e Kuvendit! Noka harron: S’jam përjashtuar! Deputeti i Lushnjes: Moj shoqja Lindita…

Deputetët e Sali Berishës janë përplasur me punonjësit e Gardës, ndërsa kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të futen në sallën e seancave plenare.

Në pamje dëgjohet deputeti Dashnor Sula teksa i thotë Gardës që të futen në sallë ligjvënësit që nuk janë të përjashtuar.

Ndërkohë, Saimir Koreshi kërkon që një urdhër, ndërsa mes ironisë thërret kryeparlamentaren Nikolla; shoqja Lindita.

I pyetur se ç’do në Kuvend teksa figuron i përjashtuar prej 10 ditësh, Flamur Noka u shpreh: Jo jo s’jam përjashtuar unë. S’më përjashton dot Lindita Nikolla.

Kaosi i sotëm në dyert e Kuvendit është dirigjuar nga Sali Berisha i cili ka shijuar pamjen disa metra larg, ndërsa i biri pritet të dëshmojë sot në gjykatë për Gërdecin.

Artikulli paraprakVIDEO/ Flamur Noka dhe deputetët e rithemelimit dhunojnë punonjësin e Gardës
Artikulli tjetër“O legen, o burracak”/ Bardhi përplaset me Olta Xhaçkën: Bëj gati kyçet e dorës