Zonja: Berisha s’ka më fuqi bllokuese e destabilizuese. Ja mesazhi i Ramës për amerikanët mbi SPAK-un

Gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Scrolling” të moderatorit Arian Çani se Berisha dhe familja e tij e kanë mbyllur kapitullin e tyre politik, pasi ish-kryeministri s’ka më as fuqi bllokuese, as destabilizuese. Ai vë në dukje se Rama po përpiqet t’u thotë amerikanëve, që SPAK-u s’mund ta shtypë kryeministrin, pasi ka kontribuar në formimin e kësaj strukture.

Janë familjarisht non grata. Politikisht je i fuqishëm kur ke fuqi bllokuese dhe destabilizuese. Që do të thotë tentoi të bllokonte Parlamentin bashkë me Bashën, duke tërhequr mandatet dhe nuk i funksionoi. Tentoi të destabilizonte situatën me protesta dhe nuk e arriti. Tregon që dy fuqitë politike s’i ka Berisha. Për mua Berisha dhe familja e tij e kanë mbyllur kapitullin e tyre politik”.

Lidhur me paralajmërimin e Ramës për zgjedhje për zgjedhje të parakohshme, Zonja thotë se ai po ndjek modelin e Vuçiçit dhe liderëve të tjerë autokratë.

Ky është modeli i Vuçiçit. Vendet autokratë kanë një të përbashkët, i lidh partia që sundon në gjithë territorin dhe në të njëjtën klani që zotëron partinë është më i fuqishmi. Ky klan që zotëron PS-në, ku Rama është kryetar i këtij klani, e ka të lehtë t’i sakrifikojë në SPAK të gjithë, Ahmetajn, Tahirin e këdo tjetër, mjaft që të mos preket Rama. Unë besoj se ka ndoshta një marrëveshje të heshtur. Besoj se Rama po u thotë amerikanëve, që janë nga investitorët kryesorë të SPAK-ut, që ‘dëgjo e kemi bërë bashkë, nuk mund të më shtypë mua ky traktor që ju keni ndezur!’ Duke qenë se nuk e shtyp dot SPAK-u Ramën, besimi që kanë dy PD-të është se do vijnë në pushtet me anë të SPAK-ut, kur Rama s’e rruan për SPAK-un”.

Zonja tha ndër të tjera se edhe nëse Greqia nuk do të vendoste veton ndaj Shqipërisë, Gjermania apo vende të tjera do të ishin kundër dhënies së dritës jeshile për vendin tonë. Sipas tij BE s’ka interes të merret me Shqipërinë dhe as Rama s’ka interes të shkojë në BE.

Ne nuk do të merrnim hapje të kapitujve, qoftë edhe prej Maqedonisë së Veriut, sepse e bllokon Bullgaria. Duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Nuk është ndarë Shqipëria me Maqedoninë e Veriun. Sa i përket z.Beleri është fatkeqësi në mendimin tim që ai është futur në mes të dy nacionalizmave, tonit dhe atij grek. U shkul e gjithë qeveria greke dhe erdhi në Tiranë dhe ajo që unë shoh, përdorimi i brendshëm që po i bën qeveria greke kësaj teme, është për të marrë krahun nacionalist të Agimit të Artë. Kasidiarisi është në burg dhe ky krah nacionalist tani duhet të shkojë diku. Është politikë e brendshme e Greqisë, dhe politikë e brendshme e Shqipërisë. Rama po e përdor nëpër çdo panel për të treguar një lloj nacionalizmi shqiptar anti-grek, turbofolk.
Pyetja është kush përfiton? Edhe nëse Greqia do të ishte dakord, Gjermania do të ishte kundër. Janë kushtet e Bundestagut të cilat nuk janë përmbushur nga Shqipëria sa i përket çeljes së negociatave, janë reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Ballkani për të hyrë në BE, është prioriteti i pestë. Nëse Greqia s’do të vendoste veto për hyrjen e Shqipërisë në BE do të dilte një vend tjetër. Do të dalë gjithmonë dikush. Sepse në fund të këtij mandati kur të gjitha vendet europiane po shkojnë drejt zgjedhjeve, askush s’humb vota me çështjen e zgjerimit. BE s’ka interes të na marrë ne, dhe Rama vet s’ka interes të shkojë në BE”.

Artikulli paraprakArrestohet në Spanjë koka e bandës së Durrësit Lulzim Berisha
Artikulli tjetërKurti: Serbia vazhdon të fshehë vërtetën për vrasjet në “Panda”