Kaos dhe flakadanë, Arjan Çani ‘ua plas në sy’ deputetëve të ‘Rithemelimit’: Jashtë Parlamentit nuk ka njerëz, po vetëflijoheni në Kuvend

Gazetari Arian Çani, ka komentuar tensionet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai theksoi se përveç revoltës së deputetëve nuk sheh asnjë revoltë tjetër, referuar faktit se qytetarët nuk po reagojnë.

“Opinioni publik nuk e ka në genet e veta ruajtjen me çdo sakrificë të demokracisë, të lirisë. Pyetja që unë shtrojë unë pse na duhet një parlament kur ka sherre. Pse jo një parlament kur çdo gjë shkon vaj. Përveç revoltës së deputetëve, unë nuk shoh ndonjë revoltë tjetër të grupeve të tjera të interesit. Fakti që u bë mbi një muaj që deputetët po vetëflijohen dhe jashtë Kuvendit nuk ka njerëz.  Pse duhet që deputetët të kenë nën kontroll njerëzit. Njerëzit janë të lirë”-tha ai.

Artikulli paraprakInceneratori i Tiranës/ Zogaj: Ky është një hetim që do të thellohet, do të shkojë aty ku është fillesa
Artikulli tjetërShënim/ Berisha zbulon se me çfarë e joshi Gaz Bardhin!