Qarku i Korçës përfshihet nga reshjet e dëborës, rekomandohen gomat dimërore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për pastrim dhe kriposjen e të gjithë segmentit.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Zonat e tjera më të ulta janë përfshirë gjithashtu nga reshjet e shiut.

Artikulli paraprakArtan Hoxha: Veliaj shtoi një kat dhe papafingo për veten te Kodra e Diellit gjatë fushatës. Si i bëri?
Artikulli tjetër“Fjeta në një gropë me dëborë, me 3 palë xhupa”, alpinisti shqiptar rrëfen eksperiencën e tij në Antarktidë