Analisti: Opozita duhet të ndahet nga Berisha, nuk është më e ardhmja e PD-së

Analisti Erl Murati ka komentuar në Report Tv zhvillimet politike dhe situatën lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon arrestimin për aferën ‘Partizani’.

Analisti Murati thotë se beson që Kuvendi do i hapë rrugë kërkesës së SPAK, ndërsa për ish-kryeministrin masa do të shtrëngohet në arrest shtëpie. Sa i takon deputetëve mbështetës të Berishës, Murati thotë se nuk u bën përshtypje qëndrimi i tyre përsa kohë e quajnë SPAK organizatë kriminale. Sipas tij, opozita duhet të japë votat për heqjen e mandatit të Berishës.

“Sa kohë kjo problematikë është shtruar në rrugë institucionale nuk shoh asgjë për tu shqetësuar. Kush ka treguar integritetin e saj, nuk besoj se ka ndonjë përjashtim në rastin e Berishës, si në rastin e mandateve të Ahmetajt apo Tahirit. Çështja është në institucione, Berisha nuk pranonte të paraqitej, opozita duhet të jetë ajo që të nxitojë dhe për të heq çdo lloj imuniteti dhe t’i japë rrugë drejtësisë. Opozita e quan SPAK organizatë kriminale, nuk më bën përshtypje qëndrimi i mbështetësve të Berishës”, tha Murati në Report Tv.
Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Neril Agalliu, Murati tha se Bardhi është përpjekur të mos atashohet plotëissht me Berishën.

Bardhi është kujdesur që të mos atashohet krejtësisht, nuk mori pjesë në kuvend, në festimet e 33 vjetorit. Pavarësisht se Berisha tenton ta fusë në ullinj politike, këtu kemi të bëjmë me një çështje mjaft të qartë juridike, bëhet fjalë për një kauzë për korrupsion, tani kemi një akuzë nga SPAK dhe duhet ta zbatojë këtë vendim.

Për të përfaqësuar politikisht duke tensionuar situatën, duke thirrur protesta, është e pritshme që ta mbrojë veten duke thënë se është sulm politik, por nga ana tjetër janë fakte. Ajo që do mbetet do jetë masa e arrestit të shtëpisë që besoj se ai do e respektojë dhe gjyqi i themelit”, u shpreh Murati.
Ai shprehet se deputetët dhe demokratët duhet ta ndajnë fatin e partisë nga fati i Berishës, duke theksuar se ish-kryeministri nuk është më e ardhmja e Partisë Demokratike.

Pres reflektim nga ata demokratë edhe brenda grupit të PD, që duhet të kenë kthjellimin politik që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e PD.

S’po merrem me fajin individual se do e përcaktojë drejtësia, opozita duhet të marrë masat e veta, të reformohet. Nëse do të ringrihet dhe të ketë një shans për të marrë pushtetin 2025 duhet ta ndajë fatin e saj nga të Berishës. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë sigurisht që do jetë e gjatë.

Artikulli paraprakParalelisht me lejen për arrestimin e Berishës, Rithemelimi thërret protestë para parlamentit!
Artikulli tjetërBerisha merr në mbrojtje Edi Ramën: Veliaj strumbullari Nr. 1 i inceneratorit të Tiranës