I dërguari me Punë i SHBA, David Wisner ishte pjese e ceremonisë së betimit të 35 vullnetarëve amerikanë, të cilët do të jenë pjesë e Korpusit të Paqes.
Në fjalën e tij, diplomati amerikan u bëri thirrje vullnetarëve që do shërbejnë në Shqipëri që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi siç u shpreh ai do të mësojnë shumë prej qytetarëve shqiptarë.
Wsner u shpreh se vullnetarët amerikanë do të punojnë krah për krah mikpritësve shqiptarë dhe siç tha ai “puna juaj ka për të ndryshuar jetë”.
“Tashmë dua ti drejtohem vullnetareve sepse ju përfaqësoni mozaikun shumëngjyrësh të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.
Në mars 1961 presidenti Kenedi themeloi korrupsioni e paqes. Ai e bëri këtë duke nxitur një parim të thjeshtë. Një person ka ndikim në botë dhe një qasje nga njerëzit te njerëzit nxit paqen mes njerëzve.
Në frymën e kësaj miqësie këta 35 amerikan do punojnë, jetojnë dhe shërbejnë në Shqipëri ne emër të popullit amerikan.
Ndonëse korpusi i paqes mund të mos shihet si pjesë e ambasadës unë do ju shikoj si ambasadorë.
Ju do të punoni krah për krah mikpritësve shqiptarë dhe puna juaj ka për të ndryshuar jetë. Gjatë kohës time në Shqipëri jam i mahnitur teksa dëgjoj lidhjet e njerëzve me korpusin e paqes gjatë viteve.
Ju nxis teksa do shkoni në vendet ku do shkoni të pyesni shqiptarët se kush janë historitë e tyre me Korpusin e Paqes
Do të habiteni nga ajo që do të gjoni dhe do të frymëzoheni për të bërë këtë punë çdo ditë.
Në fakt do të doja ta përdorja dhe të thoja këtë gjë, ju keni për të mësuar nxënës shqiptarë, keni për të ndikuar në programet mësimore shqiptare, por do mësoni nga shqiptarët duke na mësuar edhe ne.
Duke thënë këtë gjë që ju mund të bëheni agjentë të ndryshimit si vullnetare të Korpusit të Paqes.
Ju them edhe vullnetarëve tanë, shfrytëzoni mundësinë këto dy vite, kjo përvojë ka për të qenë jete ndryshuese. Ju keni për të sjellë ndryshim në mënyrë individuale nga personi në person”, theksoi i dërguari me Punë i SHBA.