Bardhi firmos për të shpëtuar Berishën, por fundos veten. Shkresa që hedh poshtë justifikimin e tij (FOTO)

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, pasi kanë firmosur shkresën ku i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese pezullimit e masës shtrënguese ndaj Sali Berishës, kanë reaguar në media dhe e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ky siklet i tyre ka lindur, me sa duket, duke qenë se kanë shpresuar që kërkesa ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk do bëhej publike dhe do të mbahej në fshehtësi të plotë.

Kur Berisha u pyet në konferencën e tij për shtyp se kush ishin deputetët që kanë firmosur, preferoi të mos tregojë emra, por, ndërkohë, nuk kaloi shumë kohë dhe “mjeshtri” i përdorjes i tregoi me gisht firmëtarët, duke dashur t’i lidhë pazgjidhshmërisht me fatin e tij.

Pavarësisht se Bardhi dhe Gjekmarkaj mohojnë atë që vetë kanë firmosur, në pikën 4 të kërkesës së tyre thuhet shprehimisht se kërkojnë:

“Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj Deputetit Sali Berisha, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.”

Nuk është hera e parë që deputetët në fjalë mohojnë ditën ato që firmosin natën.

Do ishte më e ndershme nga ana e tyre që t’i dalim për zot vendimeve dhe veprimeve dhe të mos ta fshehin kokën si struci.

Screenshot 20231215 201448 Samsung NotesScreenshot 20231215 201504 Samsung Notes

Artikulli paraprakTë hënën vendoset autorizimi i SPAK për arrestimin e Berishës/ Pampuri: Mbështesim çdo vendim, pse nuk po reagon Basha
Artikulli tjetërGazetarja e Syri Tv Ambrozia Meta përgënjeshtron Berishën, Altin Dumanin nuk kontrollohet nga Rama, ja nga kush