Nga Genc Sejko
Që nga protesta e fundit e thirrur nga opozita…
Nuk u lejua ngritja e komisioneve hetimore.
U miratua buxheti për 7 min.
U rritën taksat për profesionet e lira në 23%
U lejua të arratisej nga frika e hetimit të SPAK për inceneratorët ish zvkryeministri, u ndaluan për inceneratorin e Tiranës peshq të vegjël të Bashkisë, po shkon drejt burgut ish ministri Beqja dhe u dënua me 4 vjet burg në SHBA ish agjenti i FBI-së, McGonigal.
Në dosjen e këtij të fundit kryeministri përmendet 11 herë.
Për të gjitha sa më lart opozita ose ka heshtur ose ka ndezur ndonjë fishekzjarr në parlament.
Ndërkohë, të hënën ka lajmëruar protestë për mbledhjen ku do vendoset për heqjen e imunitetit të Doktorit.
Opozita duhet të zgjedhë. O do t’u shërbejë qytetarëve ose do t’i shërbej vetes.
Të dyja nuk i bën dot.