Të hënën vendimi për heqjen e imunitetit të Berishës, ish-prokurori: SPAK ka vepruar konform ligjit, ish-kryeministri duhej të…

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ishte i ftuar në emisionin e gazetares Nisida Tufa, “Kjo Javë”, ku foli për një sërë temash për prekin aktualitetin.

Ndër të tjera ai u ndal te kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën. Ai tha se të hënën, ditë kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, pret që të ndodhë ajo që parashikon ligji. Sipas Hajdarit, deri më tani veprimet e SPAK për këtë çështje, janë konform ligjit. Po ashtu tha se Sali Berisha do duhej që, që në fillim, t’i përgjigjej kërkesës së SPAK për t’u paraqitur, dhe po ashtu t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Pres të ndodhë ajo që parashikon ligji. Unë Berishës do t’i sugjeroja, jo tani po që kur vendimi mori formë të prerë, që ishte momenti për t’iu drejtuar GJK. Unë mendoj se prokurorët në lidhje me Berishën kanë vepruar konform ligjit.

Kërkesa për ndryshim të  masës së Berishës… ka dy mendime, një që po bëhet për politikë, dhe mendimi i profesionisteve që shtrëngimi i masës ndaj tij është gjë normale. Atyre që mendojnë se po bëhet për arsye politike, i sfidoj që të gjejnë një rast kur prokurorët, në rastin kur një i pandehur nuk është paraqitur, të mos kenë kërkuar shtrëngim të masës. Arma më e fortë e prokurorëve për këtë dosje, deri tani, është procedura”, tha Hajdari.

Por vetëm me SPAK do të pastrojmë politikën nga korrupsioni? Jo, sepse do të ktheheshim në Republikë Prokurorësh pastaj”, tha ai.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Vrasja në bugun e Peqinit, siguria nuk funksionoi
Artikulli tjetër“Po të jap 4 shqiptarë të veshur me Versace, pak kanabis…”, / Mediat italiane tallen keq me Melonin dhe Ramën