“Këmbëngulja e Berishës, po e lë të dobët opozitën”- Analisti për ‘Panorama TV’: Akuza nuk është çështje popullore, është e ligjit

Analisti Agim Baçi, i ftuar në Panorama TV, ka folur në lidhje me deklaratat e të dërguarit me punë të SHBA-ve, David Wisner, i cili u shpreh në një intervistë ekskluzive për Panorama TV se nuk përgjigjet ndaj një të sanksionuari.

Baçi tha se ishte një mesazh i qartë se me presona non grata, SHBA nuk do të ketë bashkëpunim.

Sipas analistit, Berisha, me këmbënguljen e tij, po dobëson opozitën si alternativë.

“ Deklarata e Wisner tregoi që SHBA pavarësisht krenimit që bën Berisha, kanë bërë të qartë se me persona të tillë nuk do të ketë bashkëpunim. Ramës i intereson të ketë një opozitë të papranuar si partner.

Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë, ka akuza konkrete, për korrupsion dhe minim të demokracisë. Akuza nuk është çështje popullore, është e ligjit. Këmbëngulja e Berishës, për fatin e keq të shqiptarëve, po lë opozitën një alternativë shumë të dobët”, tha ai.

Baçi gjithashtu foli dhe për deklaratat e Wisner në lidhje me SPAK.

Sipas analistit, ishte një apel për të dyja palët, dhe Berishën që e akuzon për kapje dhe për Ramën që krenohet se e ka krijuar PS Reformën në Drejtësi.

“Më rikujtonte rëndësinë reformën në drejtësi, një apel për palët as ata që e refuzojnë as ata me që krenohen. Ishte si një lloj raporti, që pa ndërkombëtarët do të ishim shumë hapa pas. Apel që ndërkombëtarët janë këtu për atë që ka punuar më shumë, për shtetin e së drejtës.

Është diçka cinike, të krenohet kryeministri kur i arrestohen disa ministra, janë nën hetim. Duhet të krenohesh që bën shtet, jo se bën drejtësi në një kohë që pushteti gjyqësor është i pavarur, ky hyn këtu kryeministri. Kuptohet se Rama ka nisur fushatën e vitit 2025 dhe po e përdor si resurs politik.

Po të shihni të gjithë takimet që ka bërë për Asamblenë, Rama mundohet të kthejë korrupsionin që kanë bërë bashkëpunëtorët e tij ta kthejë në të mirë përballë qytetarëve. Shumë cinizëm, por ka luksin ta bëje për sa kohë përballë tij ka zotin Berisha në qendër të opozitës dhe të krahasohet vetëm me të. Rama krahason veten me Berishën, por duhet ta krahasojë me veten e vetë sepse kanë kaluar 10 vite.

Rama thotë po bën shtet, por nëse një njeri që ka interesa për të përfituar e bën ai shtetin, vetëm shtet i së drejtës nuk është”, tha Baçi.

 

Artikulli paraprakHeroi i Lecces, Ramadani: Kam dedikim për golin, jam i lumtur për atë që prodhoi fusha e lojës
Artikulli tjetërDëshmon sërish Sokol Mjacaj: Nuk do të kryeja vrasjen, nëse nuk do e dija se do futesha në regjimin 41 bis – Rilindja Demokratike