Për shtetin grek tashmë ka një tjetër sfidë diplomatike, ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.
“Mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”, shkruan gazeta më e madhe greke, cila thotë se “pas zbutjeve të tensioneve greko-turke, tashme Greqia duhet të merret edhe me Gjermaninë për çështjen e zgjerimit”.
“Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan gazeta.
Hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, është e mirëseardhura, shkruan gazeta, e cila thekson se “mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”.
Pak ditë më parë po kjo gazeta renditi arsyet se përse kancelari gjerman Olaf Scholz përkrahu plotësisht procesin e anëtarësimit pavarësisht bllokadës greke për shkak të çështjes Beleri.
“Kathimerini” shkruan se një nga arsyet kryesore është investimi që Gjermania ka bërë për reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.