Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka cuditur jo pak anëtarët e Këshillit të Mandatave teksa ka kërkuar pezullimin e mbledhjes. Sipas tij, duhet pritur që të shprehet Gjykata Kushtetuese pas padisë së bërë nga Rithemelimi.
Mirëpo Bledi Çuçi tha se Rithemelimi ka harruar t’i kërkojë Kushtetueses edhe pezullimin e mbledhjes. Sipas tij në shkresë nuk përmendet gjëkundi mbledhja e sotme.
Nga ana tjetër Lindita Nikolla u shpreh se kërkesa e Gjokutajt s’ka bazë ligjore.
Sali Berisha dhe një grup militantësh po protestojnë jashtë Kryesisë së Kuvendit. Ajo që është vënë re është mungesa e aleatëve të tij Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.