Berisha sulmon SPAK-un duke cituar Edi Ramën

Vihet re një dashuri e madhe në javën e fundit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Ndërkohë që ky i fundit vijon ta refuzojë duke i mbyllur derën e Kuvendin dhe duke e lënë jashtë, i pari vijon ta citojë sa herë që sulmon prokurorët e SPAK-ut.

Në konferencën e sotme për shtyp, sërish Berisha sulmoi Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme me gjuhën e Edi Ramës.

“Do mbrojmë interesin publik ndaj një grupi, që, siç tha Edi Rama, individi paguhet më shumë se presidentë të Rajonit. Ky popull nuk i paguan ata (Prokurorët e SPAK-ut) në këtë mënyrë…” – u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakKa dy oferta nga jashtë, një tjetër yll i Partizanit pranë largimit nga kampionët
Artikulli tjetër27 vjeçari azilkërkues i dha fund jetës në Angli, Artan Hoxha: Qeveria shqiptare nuk reagon, Rama merret me politikën globale!