Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar pranë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ndryshimin e nenit 120 të Kodit Penal për shpifjen duke shtuar aty edhe deputetët.
Gazetari Osman Stafa ka zbuluar për BalkanWeb se me këtë ndryshim nëse një deputet bën një deklaratë ndaj dikujt, i akuzuari ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse akuzuesi nuk e vërteton pretendimin, mund të dënohet me gjobë ose deri dënim me burg.
Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar më herët se Basha ka blerë 2 kate të një shumëkatëshi në Tiranë.