“Skenari i Berishës, i parashikueshëm”/ Bejko: Kërkon me forcë logon dhe godinën e PD për ta paraqitur arrestimin e tij si politik

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se deputetët e kësaj force poltike do të jenë të enjten në Parlament, ku do të votojnë pro heqjes së imunitetit të ish kryeminsitrit Sali Berisha.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Bejko u shpreh se drejtësia po bën punën e vet, teksa shtoi se Berisha, kërkon me çdo kusht logon dhe vulën e Partisë Demokratike, për ta paraqitur arrestimin e mundshëm të tij, si arrestim politik dhe ky ishte një skenar i parashikueshëm.

Sipas Bejkos, Berisha nuk është kryetari i opozitës, por i një fraksioni dhe nënvizoi faktin se ish kryeministri nuk ka mbështetje popullore.

“Patjetër, është një vendim politik i Partisë Demokratike që të gjithë deputetët do të jenë të njehsuar nesër në seancën e parlamentit. Partia Demokratike është në konherencë me qëndrimet që ka mbajtur në të shkuarën. Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një propozim për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ku deputetët të heqin dorë nga imuniteti dhe t’i japë mundësinë prokurorisë, në rast se duhet të kryejë edhe arrest në flagrancë, të bëhet në mënyrë vullnetare. Kjo kërkon vullnet politik nga të gjitha palët. Drejtësia do të duhet të bëjë punën e vet, dhe po bën punën e vet. E vërteta qëndron në dy shtylla, e para për të marrë vulën dhe logon, dhe e dyta, për të marrë godinën e Partisë Demokratike, do t’i jepte pamjen e një bunkeri ku do të strehohej, ne e kemi ditur fundin, këtë skenar e kemi paralajmëar.

Pra, ai kërkon të paraqesë arrestimin e tij si një arrestim politk, të luajë martirin nga njëra anë, dhe si viktimë nga ana tjetër. Ai nuk është kryetari i opozitës, por i një fraksioni të Partisë Demokratike që e ka marrë me vete. Flas për njerëz që kanë qenë afër Berishës, intelektualë, të respektueshëm në Partinë Demokratike, kam dëgjuar njerin prej tyre që ka mbajtur qëndrim kundër zotit Berisha. Nuk është vetëm zoti Biberaj. Pjesa tjetër, hajde ta gjejmë rrugën e përbashkët dhe ta bëjmë Partinë Demokratike siç duhet, si alternativë qeverisëse.

Çdo qytetar i këtij vendi e ka për detyrë t’i repsektojë ligjet e këtij vendi. U kalua nga faza detyrim paraqitje ne fazën e një shkalle më të lartë, heqjen e imunitetit dhe kalimin në arrest shtëpiak apo në burg. Pjesa tjetër është retorikë. E ardhmja e Partisë Demokratike, për momentin, natyrisht është e tillë, konfuze, pjesa më e madhe e demokratëve e kanë humbur orientimin. Partia Demokratike, nëse do e vendosë fatin e vet me fatin e zotit Berisha, më mirë të ishte shuar 1 vit e gjysmë më parë. Partia Demokratike është duke rregulluar vetveten, ka krijuar ekipin në lidership”, theksoi ai./

Artikulli paraprakNuk përmbahet më Sali Berisha: Të bëjmë protesta përpara SPAK-ut!
Artikulli tjetërPD, Çollaku: Projekt-ligji i mazhorancës për Komisionet Hetimore, kufizon hapësirën që Kushtetuta i siguron opozitës