Rithemelimi kërkon pezullimin e arrestimit të Berishës, Gjykata Kushtetuese deklaratë për mediat në 15:30 për padinë

Deputetët e Bardhit dhe Berishës kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese padi, përmes së cilës kërkojnë pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Ndërsa nesër pritet të mblidhet Kuvendi, ku në rend dite është futur edhe kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Gjykata Kushtetuese njofton se kryetarja Holta Zaçaj do të mbajë një deklaratë për mediat lidhur me këtë padi të opozitës.

Deputetët e Rithemelimit, pretendojnë se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më (12 dhjetor) Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur. SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg, vendim që më tej do të presë vulën e gjykatës. Ndërsa kërkesa u shqyrtua edhe në Këshillin e Mandateve.

Artikulli paraprakPD, Çollaku: Projekt-ligji i mazhorancës për Komisionet Hetimore, kufizon hapësirën që Kushtetuta i siguron opozitës
Artikulli tjetërSuperliga kundër UEFA dhe FIFA, Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të rishkruajë të ardhmen e futbollit