Anëtari i Kryesisë së PD: Me Berishën kam protestuar, por tani duhet të dalë para drejtësisë

I ftuar në A2 CNN, Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike foli në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë.

I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha, Zekthi kujtoi faktin se kohë më parë, ai së bashku me Berishën ka protestuar, por shtoi se tani ka ardhur koha që ai të dalë para drejtësisë.

Ndërkohë, duke folur për Lulzim Bashën, ai tha se kreu aktual i PD zyrtare është një njeri i “papërlyer” me krimin. Ai shtoi se dëshiron që z. Berisha të dalë para drejtësisë dhe të pranojë të gjykohet, e të dalë i pafajshëm nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pra, sipas Zekthit çdo politikan i nivelit të lartë nuk duhet të dalë kundër gjykatave, por duhet të përballet me drejtësinë.

Artikulli paraprakSPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet që i janë dorëzuar seancës plenare
Artikulli tjetërShtatë arsye pse burrat duhet të përfshijnë zarzavate me gjethe në dietën e tyre