“Shërbimet e partnerëve i informuan”, zbulohet arsyeja e mungesës së deputetëve të PD në seancën për Berishën!

Ditën e djeshme Sali Berisha dhe i gjithë enturazhi i tij politiko-mediat, flisnin se kishte një strategji për të bllokuar dhe prishur seancën e sotme në parlament “me çdo mënyrë dhe mjet”, nga brenda sallës dhe jashtë saj, me synim bërjen të pamundur të votimit për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Kjo u pa edhe nga masat e tej shtuara të policisë dhe Gardës që në orët e para të mëngjesit, përreth dhe brenda Kuvendit.

Alfapress.al mëson nga burime të dorës së parë se për këtë plan për prishjen e seancës, shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë, kanë njoftuar në minutën e fundit, edhe deputetët e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike duke i “këshilluar” indirekt, që të shmangnin pjesëmarrjen fizike në seancën e sotme. Faktikisht i gjithë grupi parlamentarë i PD me në krye Lulzim Bashën duket se kanë vlerësuar këto informacione dhe nuk kanë marrë pjesë në seancën 10 minutëshe, ku u hoq imuniteti i deputetit Sali Berisha dhe ju hap rruga SPAK që pas vendimit të GJKKO, të ekzekutojë arrestimin e tij.

Pas seancës brenda dhe jashtë sallës, Berisha, deklaroj se “ky akt është finalizimi i asaj që nisi në shtatorin e dy viteve më parë”. Disa herë ai përmendi “9 shtatorin” të cilin duket se e kishte harruar, por sot ju kujtua si një finalizim i rrugës që zgjodhi në përplasje me SHBA, Drejtësinë dhe PD.

Kujtojmë se në “9 shtatorë të vitit 2022, Lulzim Basha përjashtojë nga grupi parlamentarë i PD Sali Berishën, pas shpalljes non grata nga SHBA. Pas kësaj Berisha u përjashtua nga forumi më i lartë i partisë, edhe nga partia, duke i hequr kështu mburojën politike të PD përballë drejtësisë.

Gjithashtu në çdo Kuvend të PD dhe në ata pas rizgjedhjes së Bashës kryetar i PD, me rezoluta është konfirmuar mbështetja pa kushte dhe e vendosur për drejtësinë dhe çdo veprim të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. Gjithashtu qëndrimi, (Raporti), dhe vota e Enkelejd Alibeajt në emër të Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ishte vendimtare për hapjen e rrugës për heqjen e imunitetit të Berishës, që u formalizua ditën e sotme.

PD dhe kreu i saj Lulzim Basha, faktikisht janë, i vetmi faktor i madh politik në vend që janë pozicionuar në mënyrë të hapur dhe të vendosur në krah të drejtësisë dhe çdo veprimi të SPAK, ndaj elitës politike të korruptuar majtas a djathtas, përfshi këtu edhe vetë Sali Berishën./ Alfapress.al

Artikulli paraprakVotimi i imunitetit të Berishës, PD deklaratë për shtyp: Mbështesim SPAK-un, nuk bëhemi pjesë e skenarëve të Berishës dhe Ramës
Artikulli tjetërTelenovela poshtëruese mes Bardhit dhe Berishës/ Natën bashkë kundër SPAK, ditën të ndarë se na sheh Amerika