Shënim/ Çfarë do të ngelet nga “Foltorja” pas arrestimit të Sali Berishës?!

Është e qartë se Sali Berisha te grupimi i tij, ka qenë njëkohësisht pika me e fortë dhe ajo më e dobët.

Ka qenë më e forta për shkak të historisë dhe kohës së gjatë në krye të PD-së, ku me të kanë qenë të lidhur ngushtësisht interesa politik dhe ekonomik.

Po ashtu, ka qenë pika më e dobët, sepse i dizenjuar “Non grata” nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar dhe i izoluar nga i gjithë Perëndimi, rrugëtimi i tij dihej që në nisje se do ishte i pashresë, pa të ardhme dhe i destinuar për t’u përballur me drejtësinë sipas akt-akuzës së shkruar në Washington.

Ndërkohë që Berisha është duke luajtur në televizor orët e fundit të aktit të tij vetëvrasës, shumëkush në radhët e “Rithemelimit” po fërkon duart, duke shpresuar te trashëgimia me tapi e “Rithemelimit”.

Po a mund të trashëgohet një “pronë” që është pa letra dhe a mund t’i kalojë trashëgimia normale një pasardhësi?

Ndonëse Sali Berisha ka thënë se do ta drejtojë grupimin e tij nga qelia më e humur, nxjerrja në skenë e vajzës së tij, edhe ajo e dizenjuar “Non grata”, më shumë është një mesazh për Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Gazment Bardhin, Ervin Salianjin dhe ndonjë tjetër, se ajo “pronë” do të trashëgohet brenda familjes.

Këta, pas Berishës, do fillojnë një luftë me njeri-tjetrin saqë ajo që është parë deri tani në drejtim të Lulzim Bashës, do duket krejt e kotë krahasuar në akuzat dhe sherrin që këta do realizojnë ndaj njëri-tjetrit.

Duke qenë se të gjithë kanë nga një apo dy mbështetës me vete, do të mendojnë se ata kanë shumicën e demokratëve dhe flaka që donin t’i vinin Parlamentit për të shpëtuar Sali Berishën, do t’u ndezë në shtëpinë e tyre, duke shkrumbuar gjithçka.

Pavarësisht kësaj, të gjithë këta shpresojnë që kjo të jetë ëndërr dhe të jetë vetëm një supozim.

Kështu që gjithsekush prej tyre bën sikur nuk sheh se çfarë po ndodh dhe përpiqet të përfitojnë sa më shumë nga situata.

Sido që të jetë, kushdo që të jetë trashëgimtari i atij grupimi politik, një gjë është e sigurt: si një bark që pjellë vetëm delirant, ai formacion ka mbledhur të gjithë pretenduesit që mendojnë se mund të zëvendësojnë Berishën në krye të “Foltores” dhe, sido që të venë punët, pas Berishës “Foltorja” do të ndahet në trembëdhjetë copa të tjerë.

Ashtu do ta kenë më të lehtë që të gjithë pretenduesit ta zëvendësojnë “denjësisht” Sali Berishën, i cili e ka më të lehtë t’ia lëjë partinë Flamur Nokës se të gjithë atyre që i janë bashkëngjitur, duke shkelur mbi parimet, mbi veten dhe mbi ato çfarë kanë thënë për atë, vetëm me shpresën se do të kenë të ardhme politike nën sqetullën e Sali Berishës.

Berisha e di shumë mirë se për çfarë i janë bashkëngjitur ata, ndaj dërgon mesazhe herë nëpërmjet nxjerrjes në skenë të vajzës, herë duke u thënë se do ta drejtojë PD-në nga qelia më e thellë apo herë të tjera duke pretenduar të ngujohet në seli dhe ta kryejë aty arrestin me burg “shtëpiak”.

Kështu që ata do vijojnë të jenë shërbëtorë të denjë të Sali Berishës deri në momentin e fundit.

Kur të thotë Berisha, do ta zgjidhë Noka, nëpërmjet votës së “lirë” të demokratëve se kush do të jetë pasardhësi i Doktorit, ndërsa këta që deri dje e kanë sharë dhe sot nuk po e mbrojnë sa duhet do kenë punë me përballjen me “demokratët” në takimet e përgatitur nga Flamuri.

Artikulli paraprakVrimat e Zeza të Edi Ramës që thithin qindra milion euro, gjysmat në SPAK
Artikulli tjetërSPAK kërkon ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën