Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK.
Kujtojmë që Malltezi u ndalua pak kohë më parë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, pjesë e dosjes ku është dhe Sali Berisha i cili ka favorizuar me anë të ligjit dhëndrin e tij.