Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takimin e parë më kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, zyra e BE shkruan se ‘rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.
Diplomati evropian ka garantuar kreun e SPAK për mbështetjen që BE i jep një prokurorie të pavarur dhe efikase.
“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas,” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.