Portreti i shkrimtares Natasha Lako, nga Skënder Kamberi

Rrugëtimi në këtë botë ku zëri i poetikës i hedh shpirtit puhiza yjësish për ta stolisur, është jo tamam si një udhëtim imagjinar, edhe pse fjala e lëmuar dhe mylmimi hyjnor i dritës së dijes i shndërron këtë skena në tempujt kah madhërishëm zbresin perënditë e lashta dhe vetëtimshëm kapërthejnë qiellin shpërthime vezulluese.

Shkrimtarja dhe poetja e njohur është portretizuar së fundmi nga Piktori i Popullit Skënder Kamberi.

“Njeriu si një tjetër” është libri më i fundit i poetes së njohur Natasha Lako, e cila kësaj here vjen me një përmbledhje esesh, disa prej të cilave të botuara më parë në shtypin e shkruar.

Libri, i cili mundësohet nga UET Press, është pjesë e kolanës “Scripta Manent”.

Lako vë bashkë emra si Walt Whitman dhe Naim Frashëri, të cilët të dy i këndojnë natyrës, Heraklitin dhe Bogdanin, për vargjet dramatike, James Joyce dhe De Rada, për botën shpirtërore, Jan Sibelius dhe Ndre Mjeda për vijën melodike apo Fatos Lubonja dhe Jan Myrdal për bindjet demaskuese të lëngatave shoqërore.

Esetë e shkruara nga Lako përpiqen të nxisin rileximin e veprave të shkuara të shkrimtarëve të huaj dhe shqiptarë. Nëse mund të quhet lakomani, mënyra për të bashkuar, në dukje të pamundurat, “Njeriu si një tjetër”, është shembulli i mirë për të treguar se asgjë nuk është e pamundur dhe as e largët, në kohë apo hapësirë.

Capture 4

Artikulli paraprakMiratohet amendament i ri për emigrantët në Greqi, shanset e legalizimit për punëtorët sezonalë dhe kurthet që duhen shmangur
Artikulli tjetërS’ka vit zero për Shqipërinë