Inzaghi buzëqesh pas fitores së Interit. Tekniku zikaltër iu gëzua golave të Bisseck dhe Barella, për të dërguar në shtëpi 3 pikët.
“Luajtëm 120 minuta të mërkurën, por fatkeqësisht nuk morëm atë që meritonim. Nuk ishte e lehtë sot, në pjesën e dytë dhe në çerekun e parë Lecce bëri mirë dhe ne u mbrojtëm mirë. Pastaj, pas 2-0 ne e kontrolluam lojën.”
“Arnautovic- Performanca që dha vlen dy gola, ai ishte i shkëlqyer nga minuta e parë deri në minutën e fundit. E vetmja keqardhje është që nuk e gjeti golin” – Tha ai pas ndeshjes.