Lidhur me zjarrin e rënë në Lushnje, ka reaguar deputetja e PD, Eralda Bano.
Më poshtë reagimi i plotë:
Kaos dhe panik në Lushnjë! Kati i dytë dhe i tretë i qendrës tregtare ‘Metropol’, qendër e cila ndodhet në një pallat 12 katësh, është përfshirë nga flakët!
Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare.
Solidarizim me qytetaret e rrezikuar dhe të lenduar.
Zjarrfikset e forcat e rendit.
Po e ndjekim me shqetesim e vemendje gjithë situatën.
Uroj me zemër që asnjë qytetar mos të jetë i lënduar.