Lidhur me zjarrin në Lushnje, ka reaguar në një status në profilin e tij facebook inxhinieri i njohur elektrik, Azmer Duleviç.
Për zotin Duleviç, me shumë mundësi zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ai shprehet se “telat elektrik janë si tubat e ujit, po i vendose ujë me shumë presion, i çan tubat”.
Inxhinier Duleviç bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të dëgjojnë ekspertët e fushës përkatëse.
Më poshtë reagimi i plotë:
Me shumë mundësi shkëndijë elektrike!
Telat elektrik janë si tubat e ujit po i vendose ujë me shumë presion i çan tubat !
E njëjta gjë dhe me rrymën elektrike,një përcjellës mban x-amper po i vendose ngarkesë më të madhe sesa përballon,merr flakë!
Më dëgjoni ndonjëherë, nuk bëni keq!
(Kujdes lokalet që vendosin ngrohset elektrike me përcjellës me seksion ○3×2.5 mm²)