Shehi: Opozita do vazhdojë dhe pa Berishën, të shkojë në gjykatë si çdo njeri i thjeshtë

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar.

Shehi tha se Berisha duhet të përballet me drejtësinë, duke u paraqitur në gjykatë “si çdo njeri i thjeshtë”.

Sipas Shehit, fati i opozitës nuk është në duart e Berishës, ndërsa opozita tha ai, do të vijojë edhe pa të.

“Berisha e ka bërë ciklin e vet. Na duhet një zgjidhje tjetër, një rrugë tjetër si opozitë. Opozita ka hapësirën e saj, do të vazhojë edhe pa Sali Berishën.

Berisha të shkojë dhe të paraqitet atje si qytetar i thjeshtë. Që unë ta shikoj të ardhmen e opozitës së re te Sali Berisha, nuk ka lidhje”, tha ndër të tjera Shehi në emisionin “5 Pyetje”.

Shehi tha se opozita ka humbur 2 vite e gjysmë duke u marrë me përplasjet brenda saj, nga “non-grata” te akuzat për Lulzim Bashën.

Artikulli paraprakTatimi i profesionistëve, ligji do të paditet në Gjykatën Kushtetuese
Artikulli tjetërMërtiri: Basha e fitoi luftën me Berishën, por kjo është vetëm gjysma e punës