PD, inxhinieri Azmer Duleviç: Qeveria Rama dështoi me energjinë dhe gazifikimin

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD, inxhinieri i njohur elektrik, Azmer Duleviç, si njohës dhe ekspert i fushës, është shprehur se “kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët është qesharak dhe i pamundur për t’u përfituar nga burokracitë e shumta”.

Sipas inxhinier Duleviçit, “dështimi tjetër i qeverisë Rama1, 2 dhe 3, është që në 10 vite nuk ka shtrirë 1 meter tubacion për shpërndarjen dhe gazifikimin e vendit”.

DEKLARATA E INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

Jemi në Dimër dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundesi për të siguruar ngrohjen.
Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën!

Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake.

Për këtë arsye dhe Instat në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike.

Sipas Instat qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukesi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar.

Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta.

Dështimi tjetër i qeverisë Rama1,2 dhe 3 është që në 10 vite nuk ka shtrirë 1 meter tubacion për shpërndarjen dhe gazifikimin e vendit.

Prandaj Partia Demoktratike eshte ketu per t’i thënë qytetarve që në programin e saj do të pëfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët, familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët.

Artikulli paraprakPD, Mirela Karabina: Korrupsioni i lartë i qeverisë ka thelluar varfërinë
Artikulli tjetërGjermani, përmbytjet prekin disa pjesë të vendit