Inxhinieri dhe eksperti i energjisë Azmer Duleviç tha në MCN Live se sistemi i alarmit në qendrën tregtare që u përfshi dje nga zjarri në Lushnjë nuk ka funksionuar.
Duleviç theksoi se duhet një hetim nga Prokuroria mbi kompaninë projektuese, produktet e përdorura dhe kush ka qenë data e fundit e certifikimit të objektit dhe kompania që e ka kryer.
Duleviç e konsideroi absurd faktin që në Shqipëri shiten njësi banimi me 3-4 mijë euro metri/katror dhe ndërkohë që instalimet elektrike dhe hidraulike janë skandaloze.
E para sistemi i alarmit nuk funksionuar. Qendrat tregtare e kanë detyrim ligjor që kur marrin lejen, që të bëjë certifikim dhe testim çdo 6 muaj të sensorëve të gazit, tymit e me radhë. Sistemi sinjalizues për pjesën e paralajmërimit nuk funksionuar. Institucionet kanë fajin e tyre në këtë pjesë, sepse lejojnë edhe persona të pakualifikuar të bëjnë punime elektrike dhe shpesh herë edhe qytetarët. Kur projektohet X prizë është projektuar për X ngarkesë. Qytetarët vendosin ngrohëse elektrike, kondicioner, dhe më pas nëse sistemi s’është i certifikuar, ndodh që ai tel nuk mban më shumë ngarkesë nga ç’është projektuar dhe ndodh ajo që i themi shkëndijë elektrike. Jemi pranë festave të fundvitit kur konsumi bie dhe bie automati. Kush e ka projektuar? Kush ka vendosur për koalidimin dhe certifikimin, duhet të thirret patjetër nga Prokuroria dhe të bëhet një ekspertizë. Ka ardhur momenti që s’vazhdohet më në këto lloj forme, sepse po vete metri katror 3-4 mijë euro dhe instalimet elektrike dhe hidraulike janë skandaloze.
Shpesh herë ne i referohemi kodeve të vitit 1986. Kjo është absurde. Sa i përket çmimeve është absurde ta imagjinosh. Shpesh herë problem për ndërtuesit janë punimet që jepen me klering. Ai fut mallin e cilësisë më të dobët, të cilësisë Zh, dhe detyrohen qytetarët t’i ribëjnë instalimet elektrike. Duhet që përcjellësit të jenë specialë. Sinjalizuesit duhet të jenë e30 apo e90, që durojnë deri në 30 apo 90 minuta. Duhet, kompaninë kush e ka projektuar, kush e ka bërë zbatimin, produktet që janë përdorur, kur ka qenë data e fundit që është certifikuar dhe cila kompani e ka kualifikuar? Aty nuk duhet të ishte dhënë leja fare, sepse ajo është e futur mes pallateve, është qendra më e madhe në rajonin e Jugut le të themi, edhe zjarrfikësja s’ka ku i hap shkallët. Nëse i bëhet një hetim me themel dalin përfundimet për shkaqet reale dhe të jemi parandalues, sepse shpesh ne flasim pasi ndodh fenomeni”.