Nga një gol për secilën pjesë, Liverpool thyen Burnleyn dhe merr kreun e Premier League

Liverpool ka marrë përkohësisht kreun e Premier League, pas suksesit 0-2 në fushën e Burnleyt, në këtë ndeshje të luajtur këtë të martë. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për skuadrën e Klopp për të shkuar në kuotën e 42 pikëve, 2 pikë më shumë se Arsenal dhe 3 pikë më shumë se Aston Villa, skuadra që ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e vet.

Darwin Nunez zhbllokoi llogaritë pas gjashtë minutash lojë. The Reds dyfishuan shifrat në minutën e 55-të me Elliott, por goli u konsiderua i pavlefshëm (Offside). Goli i qetësisë vonoi shumë, Jota dërgoi në festë tifozërine mike në minutën e 90-të.

Ndeshja e radhës për skuadrën e Liverpool duket tejet delikate. Në “Anfield” është e  programuar ndeshja ndaj Newcastle, takim ky që do mbahet me 1 janar. Në krahun tjetër, Burnley i vendit të parafundit sfidon Aston Villan në Villa Park (Birmingham), me datën 30 dhjetor.

Artikulli paraprakBishtat e thata të qershive, një trajtim organik për problemet e veshkave dhe presionit të gjakut
Artikulli tjetërSemanaj: Hakerat kanë ndërhyrë në serverat e brendshëm të Kuvendit. ONE është dëmtuar në pjesën e rrjetit të IT-së