Pse çmimet e banesave janë rritur edhe një herë

Në të gjitha vendet e pasura, tregjet nuk janë ndikuar nga normat më të larta. A mund të zgjasë kjo?

Në disa pjesë të San Franciskos, tregu i banesave është në një gjendje të vështirë. Në vitin 2019, një apartament luksoz në zonën City Hall, me tavane kuarci dhe tarracë, shitej për rreth 1.25 milionë dollarë. Jo më.

Pas kaosit të pandemisë Covid-19, zona City Hall është kthyer në një vatër të krimeve të drogës në qytet. Çdo natë, në këtë zonë ka skena të shkeljes së ligjit dhe vuajtjesh njerëzore.

Apartamenti në fjalë tani është boshatisur dhe shitet për 769,000 dollarë. Ende nuk është blerë, shkruan The Economist.

Megjithatë, larg rretheve të trazuara, tregu i banesave në San Francisko mbetet i fuqishëm. Çmimet janë rritur me 3% që nga niveli i ulët në fillim të këtij viti.

Pronat që ndodhen në zonat më të mira të qytetit, shiten me një çmim shumë më të lartë se shifra fillestare. Në San Jose, pranë Silicon Valley, çmimet e shtëpive janë rritur me 8%.

Historia e tregut të pronave është e ngjashme në të gjitha vendet e pasura: ka pika dobësie, por në përgjithësi, tregu po shfaq një fuqi befasuese.

 

Shtepia fiton gjithmone 1111

 

Shifrat nga dega e Dallasit të Rezervës Federale, tregojnë se çmimet globale të banesave u rritën me 1.3% midis tremujorëve të parë dhe të dytë të vitit 2023.

Vlerësimet për muajt e fundit, tregojnë se do të ketë një rritje të mëtejshme. Në këtë mënyrë, mund të arrijnë kulmin e vitit 2022. Duke bërë përshtatjen me inflacionin, çmimet kanë rënë me më pak se 5%.

Kjo nuk është një shifër e lartë në krahasim me rënien kulmore prej 13% që pasoi krizën financiare të viteve 2007-09 dhe që zgjati gjithashtu shumë më gjatë.

Edhe në shtetet ku tregu i banesave mori të tatëpjetën gjatë pandemisë, duke bërë që njerëzit të prisnin ndonjë fundosje, çmimet tani janë më të larta se sa pritej.

Në Britani, një tregues i çmimeve të banesave i përpiluar nga shoqëria e ndërtimit Halifax, u rrit me 1.1% në tetor, duke sfiduar pritshmëritë e ekonomistëve për një rënie mujore prej 0.4% (megjithëse numri i transaksioneve është jashtëzakonisht i ulët).

Të dhënat nga faqja online Zillow tregojnë se çmimet e banesave amerikane janë gati 2% më të larta se një vit më parë. Një studim i fundit nga firma e të dhënave financiare Bloomberg, tregon se çmimet australiane të banesave mund të rriten me 7.7% këtë vit.

E gjithë kjo dukuri ka habitur shumicën e ekonomistëve. Që nga fillimi i vitit 2022, bankat qendrore të vendeve të pasura kanë rritur normat e interesit me një mesatare prej pesë pikë përqindje.

Ekonomistët mendonin se çmimet e banesave do të rrëzoheshin pasi fuqia blerëse e konsumatorëve u ul, pronarët e hipotekave nuk po shlyenin dot borxhet dhe ekonomia u ngadalësua.

Megjithatë, tre faktorë shpjegojnë pse tregjet e banesave deri tani nuk janë ndikuar nga normat më të larta. I pari është një ndryshim në preferenca.

Pandemia duket se i ka bërë njerëzit më të mësuar me vetminë: ata punojnë nga shtëpia më shumë dhe kalojnë më tepër kohë duke u argëtuar në shtëpi sesa jashtë. Kështu, njerëzit vendosin një vlerë më të madhe në hapësirën e jetesës, duke rritur edhe kërkesën për strehim. Kjo ndalon rënien e çmimeve.

Faktori i dytë është ndryshimi i tregut të hipotekave. Në disa vende, si Amerika dhe Danimarka, ka qenë prej kohësh e zakonshme të merret hua me norma fikse, duke i lejuar njerëzit të mbrohen nga rritja e normës së bankës qendrore.

Para vitit 2022, familjet në vendet e tjera u zhvendosën në të njëjtin drejtim.

 

Shtepi per shitje 1111

 

Midis viteve 2011 dhe 2021, pjesa e hipotekave në vendet e BE-së me norma të ndryshueshme, ra nga gati 40%, në më pak se 15%. Efekti ka qenë vonimi i ndikimit të rritjes së normave. Që nga viti 2021, norma mesatare e hipotekës në të gjitha vendet e pasura, është rritur vetëm me gjysmën e normës mesatare të bankës qendrore.

Financat e familjeve gjithashtu e bëjnë rritjen e normave të interesit më të përballueshme; ky është faktori i tretë që mbështet çmimet e banesave.

Pas krizës së pronave që filloi në vitin 2007, shumë qeveri vendosën rregulla më të ashpra, duke mos pranuar huamarrësit më pak të denjë për kredi.

Njerëzit më të pasur e kanë më të lehtë të përballojnë faturat më të larta të interesit. Për më tepër, shumë huamarrës kanë ruajtur ende “kursime të tepërta” të grumbulluara gjatë pandemisë, të cilat mund t’i përdorin për të shlyer detyrimet.

Vlerësimet e fundit tregojnë se në një vend mesatar të pasur jashtë Amerikës, këto kursime ende arrijnë në 14% të të ardhurave vjetore të disponueshme.

A mund të vonohet goditja e dhimbshme e tregut të banesave? Hipotekat me rregullime afatshkurtra do të skadojnë së shpejti. Më pas, familjet do të kenë nevojë të rifinancohen, ndoshta me normat e sotme të larta.

Dhe nëse inflacioni mbetet i qëndrueshëm, bankat qendrore mund të duhet të rrisin edhe më tej normat. Herët a vonë, kursimet e tepërta do të mbarojnë dhe një rritje e papunësisë, e lidhur me ekonominë e dobësuar, do të rrezikonte gjithashtu disa pronarë shtëpish.

Por tani për tani, tregjet e banesave në vendet e pasura, janë ende në një gjendje mjaft të mirë, që nuk i ngjason aspak zonës City Hall në San Francisko.

A do të ketë goditje
A mund të vonohet goditja e dhimbshme e tregut të banesave? Hipotekat me rregullime afatshkurtra do të skadojnë së shpejti. Më pas, familjet do të kenë nevojë të rifinancohen, ndoshta me normat e sotme të larta. Dhe nëse inflacioni mbetet i qëndrueshëm, bankat qendrore mund të duhet të rrisin edhe më tej normat. Herët a vonë, kursimet e tepërta do të mbarojnë dhe një rritje e papunësisë, e lidhur me ekonominë e dobësuar, do të rrezikonte gjithashtu disa pronarë shtëpish. Por tani për tani, tregjet e banesave në vendet e pasura, janë ende në një gjendje mjaft të mirë, që nuk i ngjason aspak zonës City Hall në San Francisko.
Artikulli paraprakSemanaj: Hakerat kanë ndërhyrë në serverat e brendshëm të Kuvendit. ONE është dëmtuar në pjesën e rrjetit të IT-së
Artikulli tjetërKorbi, Bretkosa dhe Pleshti ose Bardhi, Salianji dhe Berisha!