Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri tha në emisionin Now në Euronews Albania se Berisha ishte sabotatori më i madh i grupimit për PD.
Ai tregoi se kur Berisha nisi foltoren të gjithë bashkëpunëtorët e tij shkuan me vrap te Berisha, por u zhgënjyen prej tij.
“Në situatën që jemi sot, kemi një parti të Sali Berishës dhe një pati që nuk e do Sali Berishën, madje këtu janë edhe një pjesë që duan Bashën. Pse dështoi foltorja, sepse e foltores u mbushën me njerëz që prisnin me kohë të ndodhte. Treçereku i bashkëpunëtorëve të mi sa filloi foltorja shkuan me vrap, Berisha, po e them për herë të parë sot, ka qenë sabotatori i grupimit për PD. Po ta them tullë, hera e parë që e them, shkuan me vrap në foltore të gjithë, vetëm Ibsen Elezi nuk shkoi. Kjo tregon se nuk ishin të sinqertë kur na janë bashkuat për të reformuar partinë. Unë kam dalë në 2018 me statut për të reformuar partine dhe kam dalë para 3 mijë vetave në Pallat të Kongreseve”, tha Kulluri.