Pasi mbajti fjalimin e tij para mbështetësve demokratë, ish kryeministri Sali Berisha është ulur këmbëkryq para Gjykatës së Lartë, ku pritet të jepet vendimi se kujt i takon Partia Demokratike.
Berisha shfaqet duke shkruajtur diçka në telefon, ndërkohë që në orën 11:00 pritet që të nisë seanca ndaj tij në GJKKO për kërkesen e SPAK, qe ka kerkuar “arrest shtepie” me mbikeqyrje policore.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët nese do te prese vendimi, Berisha tha se nuk e njeh vendimin e Gjykatave që sipas tij, janë “armë të narkoregjimit”.
“Jo ne jemi këtu siç e dëgjuat, në protestë kundër Gjykatave të shndërruara në armë të narkoregjimit. Gjykata duhej të kishte dhënë vendimin 28 ditë pas vendimit të Apelit. Me urdhër politik e shtyu 9 muaj”– tha Berisha.