Marsid Gupi: Berisha kërkon një fund sa më tragjik!

Juristi Marsid Gupi i ftuar në Dritare TV tha se Sali Berisha e di që ky është fundi i tij politik, por kërkon një fund sa më tragjik.

“Nga treguesit e asaj që po shohim, kuptojmë që Berishës i intereson një fund sa më tragjik. Ai e ka kuptuar që ky është fundi i tij politik. Berisha thotë se i mbytur që i mbytur jam, dhe sa kur të mbytem në një lum apo det, më mirë të mbytem në një oqean. Ai e ka kuptuar që ai është i mbytur e i humbur në këtë luftë politike, por i intereson që fundi të jetë me sa më shumë fatalitet, në mënyrë që të ngjallë sa më shumë reagime tek ato njerëz që ai mund të ndikojë përsëri për të përfituar politikisht.

Edhe në momente që ai është i humbur, mendon se si në këtë humbje, të marrë sa mundet përfitime”, u shpreh Gupi në Dritare TV.

Artikulli paraprak“Ai nuk ka lidhje fare”/ Mediu bën avokatin e Shkëlzen Berishës: Gjykata e ka thirrur kot
Artikulli tjetërGazetari: Protesta e Berishës sot, si një vaki ku bëhen adetet e fundit!