Gazetari: Protesta e Berishës sot, si një vaki ku bëhen adetet e fundit!

Protestën e sotme të Berishës, gazetari Namir Lapardhaja e krahasoi me një vaki, ku po kryhen ritualet e fundit. I ftuar në Intervistën e Ditës në Dritare TV, Lapardhaja tha se ky moment duhet t’i shërbejë PD, si një reflektim për të ardhmen e kësaj force politike.

“Lëvizja e sotme e Berishës më ngjau si një vaki ku po bëhen adetet e fundit. Edhe komunikimi i Berishës me protestuesit, më shumë se me fjalë ishte me shenja me kokë. Rrimë pak te gjykata e lartë, pak te PS, pak aty e pak këtu. Këto ritual janë të ngjashme me ato të vakisë, ku gjithçka ka marrë fund, por duhet të bëhen adetet.

Por përtej kësaj, është e qartë që as demokratët nuk e besojnë më Berishën, dhe kjo u vërtetua sot. Dhe kjo është një shenjë e mirë për PD dhe të ardhmen e saj. Nuk duhet parë si moment triumfi, por reflektimi që mund të shërbeje për një reflektim nga të gjitha anët dhe bashkim dhe ringritje për partinë demokratike”, u shpreh Namir Lapardhaja në Dritare TV.

Artikulli paraprakMarsid Gupi: Berisha kërkon një fund sa më tragjik!
Artikulli tjetërGjykata e Lartë ktheu vulën dhe logon e PD në Apel, Basha: Hap pozitiv drejt vendosjes së drejtësisë! Çështja, peng i procedurave juridike