Skënderbeu nën presion

Skënderbeu është rikthyer te fitorja në kampionat, por sërish paraqitja e ekipit nuk po kënaq drejtuesit e klubit. Fakti që ndeshja u komplikua shumë dhe për më tepër u fitua mes polemikave, duke qenë se Korabi pretendoi për dy gola të paakorduar, ka bërë që presidenti Ardjan Takaj të marrë disa masa paraprake për skuadrën.
Së pari, ai ka urdhëruar që të vazhdojë heshtja për shtyp, e cila në fakt ka më shumë se një muaj që është vendosur nga drejtuesit. Së dyti, kur u mendua se Skënderbeu do të vijonte qëndrimin në Korçë deri ditën e enjte, mësohet se Takaj i ka ndryshuar planet dhe u ka komunikuar drejtuesve të stafit teknik, se duhet të jenë të grumbulluar në Durrës që të martën (sot). Një lëvizje kjo që kërkon të mbajë ekipin të izoluar nga faktorët e jashtëm, në mënyrë që stërvitjet të zhvillohen me qetësisht dhe pa presion.

Artikulli paraprakLlullaku, i përhershëm me golin në Rumani
Artikulli tjetërBenzema edhe mund të rikthehet te Franca